Besëlidhja ‘lidh’ Partizanin në 45′

Historike. Skudra e Plorit i shënon 3 gola kampionëve në fuqi në Kupën e Shqipërisë për 1-8-at.

Besëlidhja-Partizani 3-0 D.Bushi 13′, Jovanoviç 27′, Fetaj 44′)

Besëlidhja ndyshe nga ekipet e tjera të Kategorisë së Parë, u shortua në garën për 1/8 e Kupës së Shqipërisë me Partizanin.

E vajtjes sot në Lezhë, përtej fitores së lezhianëve, ka prodhuar shifrat e rëndë 3-0. Për skuadrën e Plorit kjo fitore me tri gola diferencë, përbën dhe rezultatin historik të klubit që drejtohet nga Gjokë Noka.

Kurbinasi Ded Bushi hapi serinë e golave në minutën e 13-të ndërsa Jovanoviç në të 27-tën i dërgoi shifrat në 2 për Besëlidhjen.

Për të ‘vrarë’ takimin mendoi 21 vjeçari Fetaj teksa pas një rrëmuje në zonë dhe topit të shërbyer me kurriz nga vija e parë, gjeti të tretin (44′).

Elvis Plori trajneri shkodran i vendasëve pas ndeshjes ka deklaruar:

Në pjesën e parë krijuam volum, ndryshe nga pjesa e dytë që na u desh të luanim më mbrapa. Natyrisht objektivi jonë është Superliga, por edhe në kupë pretendojmë të shkojmë sa më larg. Me një fjali po përmbledh ‘ndeshje perfekte e skuadtës time. Por…ska mbaruar ende- tha tekniku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!