“Mbretëresha” shekullore, Teuta – 100 vjeç!

Klubi i “djemve të detit”, Teuta e Durrësit, sot ka ditëlindjen. Ai feston përvjetorin shekullor të skuadrës së tyre. Më 29 janar të vitit të largët 1920, një grup të rinjsh dhe intelektualësh durrsakë të pasionuar pas sportit, formuan klubin e tyre sportiv. Ata e quajtën me emrin kuptimplotë për qytetin bregdetar, Teuta, si mbretëresha e lashtë ilire që ka sunduar në këtë qytet.

“29 janar 1920 – 29 janar 2020.

Vitet kalojnë dhe Klubi i Futbollit Teuta mbush sot më 29 janar 100 vjet. Një shekull histori, lavdi, pasion e trofe nën ngjyrat blu.
GËZUAR 100 VJETORIN KF TEUTA!

Kjo është një dhuratë e vogël për tifozët për këtë ditëlindje.Ju themi e vogël, pasi të madhen mendojmë t’ua japim në fund të sezonit me trofe. TEUTA THE QUEEN”, – shkruhet në faqen zyrtare të klubit durrsak në rrjetin social në “Facebook”, që përkujton këtë datë të shënuar për skuadrën e “djemve të detit”, Teuta.

Redaksia e “Sporti im.al” përfiton nga rasti ta përshëndesë për përvjetorin e 100-të klubin durrsak të Teutës, duke i uruar atij suksese edhe më të shumta në përvjetorët e tjerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!