Shtohen shanset për skuadrat në Europë…

Ditën e sotme, FSHF ka publikuar të dhënat e raportuara nga UEFA, mbi formulën e kualifikimit të klubeve në gjithë Europën në kompeticionet e Champions League, Europa League dhe kompeticionit më të ri që do i japë mundësi edhe klubeve më modeste të përfaqësohen në Europë, Liga e Konferencës. FSHF, thotë se nga kampionati Shqiptar, ka shanse për më shumë skuadra…

“UEFA përmes Qarkores 5/2020 informon lidhur me ndryshimet e formatit të kompeticioneve të Ligës së Kampionëve, Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës për ciklin 2021-2024.

Ky format u jep klubeve shqiptare më shumë mundësi për të luajtur në fazën e grupeve të kompeticioneve evropiane. Kjo do të ndikojë në motivimin e klubeve tona dhe angazhimin e tyre në arenën evropiane.

Gjithashtu, kjo mund të ndihmojë klubet edhe nga ana financiare. Përmes këtij formati, të paktën 34 federata do jenë të përfaqësuara në fazën e grupeve, në një prej kompeticioneve.

Formati do të jetë me këtë strukturë:

· Liga e Kampionëve – 32 ekipe, në 8 grupe me 4 ekipe -125 ndeshje në 15 javë ndeshjesh;
· Liga e Europës – 32 Ekipe, në 8 grupe me 4 ekipe; 141 ndeshje në 15 javë ndeshjesh;
· Liga e Konferencës Europiane, – 32 Ekipe, në 8 grupe me 4 ekipe; 141 ndeshje në 15 javë ndeshjesh;

Aktualisht, Shqipëria renditet në vendin e 38-të të UEFA-s, ku nga përcaktimi i formatit të ri, në rast se vendi ynë do të vijojë të mbajë këtë vend në renditje, do të mund të përfaqësohemi me 4 ekipe, ku:

1. Ekipi kampion i Shqipërisë hyn në Raundin e Parë të Ligës së Kampionëve;
2. Fituesi i Kupës së Shqipërisë hyn në Ligën e Konferencës në Raundin e Parë; (në rast se fituesi i Kupës së Shqipërisë është i njëjtë me vendin e parë, të dytë ose të tretë, vendi kalon tek vendi i katërt në kampionat);
3. Vendi i dytë në kampionat hyn në Ligën e Konferencës në Raundin e Parë;
4. Vendi i tretë në kampionat hyn në Ligën e Konferencës në Raundin e Parë.

Sipas skemës së formatit të propozuar:

· Në rast se ekipi ynë kampion skualifikohet në Raundin e Parë të Ligës së Kampionëve, atëherë kalon në Raundin e Dytë të Ligës së Konferencës;
· Në rast se ekipi ynë kampion skualifikohet në Raundin e Dytë të Ligës së Kampionëve, atëherë kalon në Raundin e Tretë të Ligës së Europës;
· Në rast se ekipi ynë kampion skualifikohet në Raundin e Tretë dhe Playoff-et e Ligës së Kampionëve, respektivisht luan playoff ose kalon direkt në Fazen e Grupeve të Ligës së Europës;
· Në rast se ekipi ynë kampion skualifikohet në Raundin e Tretë të Ligës së Europës, atëherë kalon ne Raundin Play-Off të Ligës së Konferencës;
· Në rast se ekipi ynë kampion skualifikohet në Raundin Play-Off të Europa Ligës, atëherë kalon në Fazën e Grupeve të Ligës së Konferencës.

Kalendari, pavarësisht se planifikohet të mbahet ai i njëjti i Kompeticioneve të Klubeve UEFA, do të saktësohet në periudhën në vijim.

· Oraret e ndeshjeve do të jenë 18:55 dhe 21:00, e Martë, e Mërkurë dhe e Enjte;
· Marta e Mërkura do rezervohet për Ligën e Kampionëve;
· Liga e Europës dhe ajo e Konferencës do i ndajnë ndeshjet në mënyrë të barabartë në dy oraret e të Enjtes;
· Për ndeshje që do luhen në zona mbi dy orë nga ora europiane do rezervohet orari 16:30.
· Nivelet e shpërndarjes financiare dhe pagesat e solidaritetit për klubet pjesëmarrëse do të komunikohen nga ana e UEFA-s në vijim, gjatë këtij viti.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!