Kastrioti nuk ndalet, zgjohet Elbasani

Në Grupin A, Kastrioti i Ramazan Ndreut, nuk di të ndalet. Krutanët iu mjaftoi një gol i Markut në përballjen e Pukës me Tërbunin duke vijuar të qetë kryesimin.

Edhe Besëlidhja bën mirë detyrat e javës. Fiton në Koplik me Veleçikun dhe ndjek si i dyti. Fantastike ecuria e Burrelit me Alcanin në timon. E radhës, fitorja shtëpiake ndaj Erzenit.

Në Grupin B, ndalet Pogradeci i cili nga transferta e Shënkollit, doli me 1 pikë.Lushnja fiton minimalisht me devollin teksa Apolonia fiton jashtë.

Sikundër Besa e kavajës e cila mund në Cërrik, Turbinën. Mjaft sinjifikative fitorja e elbasanit 2-0 ndaj Orikumit. Miqtë kanë luajtur për afro 70 minuta me nje futbollist më pak.

Rezultatet e ditës:

Grupi A:

Tërbuni-Kastrioti 0-1

Veleçiku- Besëlidhja 0-1

Burreli-Erzeni 2-1

Grupi B

Lushnja-Devolli 1-0

Elbasani-Orikumi 2-0

Iliria-Apolonia 0-1

Turbina-Besa 1-2

Shënkolli-Pogradeci 0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!