UEFA në ‘Dublin’, kongresi zbardh finalet…
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mbajti zhvilloi sot mbledhjen e radhës në Dublin aty ku në 21:00 do të zhvillohet finalja Atalanta- Leverkusen (21:00)
Qeveria e futbollit në kontinent diskutoi çështje të ndryshme në lidhje me futbollin europian mes të cilave edhe zgjedhja e vendeve që do të presin finalet e kompeticioneve të UEFA-s për vitet 2026 dhe 2027.
Komiteti Ekzekutiv vendosi që finalja e UEFA Champions League për vitin 2026, të zhvillohet në Budapest të Hungarisë. Në stadiumin “Puskas Arena”.
Vendimi për zhvillimin e finales së Championsit të vitit 2027 në “San Siro” të Milanos, për momentin është pezulluar deri në shtator. Me kushtin që Federata Italiane e Futbollit (FIGC) të dorëzojë planin e rinovimit të stadiumit.
Në vitin 2026 finalja e Europa League do të zhvillohet në Stamboll të Turqisë, në stadiumin “Besiktas Park”. Ndërsa finalja e vitit 2027 në Frankfurt të Gjermanisë, në stadiumin “Deutsche Bank Park “.
Komiteti vendosi edhe për finalen e Conference League në vitit 2026. Që do të luhet në stadiumin e Leipzigut “RB Arena”, Gjermani. Finalja e vitin 2027, në Stamboll, Turqi. Në stadiumin “Besiktas Park”.
Gjithashtu u vendos që finalja e UEFA Champions League për femra në vitin 2026, të zhvillohet në Oslo të Norvegjisë, në stadiumin “Ullevaal”.
Komiteti miratoi edhe procedurën e shortit për finalet e UEFA “EURO 2025” për vajza. Shorti do të hidhet në Lozanë, Zvicër, në datën 16 dhjetor të këtij viti.
Kampionati Europian për femra, do të zhvillohet nga data 2 deri në 27 korrik 2025. Ndeshja hapëse dhe finalja do të luhem në qytetin e Bazelit (zvicër). Qytetet e tjera që do të presin ndeshjet e Europianit janë; Berna, Gjeneva, Lucerna, Sioni, St. Gallen, Thuni dhe Zyrihu.
Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet në Pragë, Çeki, në datën 24 shtator 2024.