Dha dorëheqjen, Alcani: ‘Njoh profesionin por dhe fjalën…’
● ‘Burreli ti gëzojë pikët, jam njeri i besës…’
Nga vendi i parafundit në Grupin A të Kategorisë së Parë, në pak muaj, e ngjiti Burrelin në zonën ‘play-off’ të garës për një biletë në Superiore, por Alert Alcani ikën zyrtarisht sot nga Burreli.
Nisi mbrëmë dhe pritet të zyrtarizohet sot me nënshkrimin e aktit të dorëheqjes nga trajneri lezhjan. Në një prononcim të sotëm, Alcani shpjegon për ‘Sporti im.al‘ gjithë situaten.
“Po. Nuk do të drejtoj më Burrelin. Së paku deri në një moment tjetër. Për hiç gjë. Në një periudhë të shkurtër, ia dolëm të marrim rezultate mjaft të mira dhe skuadra nga rreziku i rënjes, u katapultua në atë të pretendimëve për tu ngjitur”.
Largimi?
“Në fakt më kanë paguar. Megjithatë arsyeja është po ajo- financiare. Pata një klauzolë xhentillmenësh me administratorin e klubit. Nëse arrin aq pikë apo aq fitore, ju dhe skuadra do merrni shpërblim- më pat komunikuar eprori. Bëhej fjalë për në fund të dhjetorit.
Përmbushëm kërkesat e klubit por shpërblimi nuk erdhi. Kur kërkova sqarim, mu vu detyrë të fitoja edhe me Erzenin. Pranova sfidën dhe rezultati erdhi (2-1). Edhe pas këtij momenti nuk u ndje askush. Ndaj i dhashë dorën dhe u largova. Sot më kanë lajmëruar se duhet të firmos pak-dorëheqjen.
Përgjigja ime ishte pa mëdyshje ‘jam gati ta firmos’. Burreli ti gëzojë pikët, nuk më paskeni njohur- i thashë administratorit’– shpjegoi tekniku në largim Alert Alcani.
Alert Alcani, Ju pergezoj per rezultate qe arrite. Sa per largimin mire bere.Sporti behet me para.Suksese ne nje ekip tjeter.
Me respekt Stefan Kokoneshi