Skënderbeu, shansi për fitoren e dytë…

Skënderbeu i Korçës, gati për ndeshjen e radhës. Sikurse ndaj Partizanit, teksa të martën fitoi një ndeshje deçizive, edhe nesër (14:00) do të luajë në shtëpi.

Këtë radhë, kalendari ofron Flamurtarin e Vlorës. Por edhe pse vlonjatët nuk kanë më shkëlqimin e dikurshëm teksa ky çift ndizte Shqipërinë sportive, sërish korçarët, janë të vendosur për të kërkuar fitoren.

Do të kthehet Asjon Daja, ndërsa trajneri Ilir Daja, ka disa alternativa më shumë. Pëllumbi ende jo gati i cili vuan muskujt e barkut. Edhe Elezi pas ngatërresës me kartonët, në dispozicion.

Afrimet e fundit, e kanë rritur konkurencën në skuadër. Por jo për takimin e nesërm pasi me gjasë tekniku i korçarëve, do alternojë ‘mjeshtërit’ me pjesën tjetër të grupit.

Një fitore eventuale e Skënderbeut, do ta ngjiste menjëherë ekipin juglindor në zonën e skuadrave të zonës lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!