Sidorenko gati, mbrrijnë letrat…

Sulmuesi i ri i Vllaznisë Eugeniu Sidorenko, së bashku me Hristov, pritet të jenë pjesë e Vllaznisë për pjesën e dytë të sezonit. Siç raporton sajti zyrtar i klubit Vllaznia, sulmuesi mund të hidhet në fushë që nesër ndaj Laçit.

Në ndeshjen e parë të këtij viti, atë ndaj Flamurtarit që u zhvillua tre ditë më parë, futbollisti Eugeniu Sidorenco nuk ka qenë në dispozicion të stafit teknik ngaqë nuk i kishin ardhur akoma dokumentet nga klubi me të cilin ka luajtur më parë dhe nga Federata e Futbollit të Moldavisë.

Por tashmë kjo procedurë është mbyllur dhe ky futbollist do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme ndaj Laçit.

Sidorenco kësisoj do të jetë një forcë më shumë për stafin teknik në repartin e sulmit dhe shpresojmë që me eksperiencën dhe përvojën e tij të madhe t’i shërbejë ashtu si duhet ekipit tonë”- shkruan klubi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!