Cungu: Vllaznia? “Më duket sikur luaj me veten…”

Nesër në ‘Loro Boriçi’ duke nisur nga ora 17:00. Dy skuadrat veriore Vllaznia dhe Laçi në duelin e tretë sezonal. E përbashkëta-nga një fitore respektive dhe trajneri i bardhezinjëve Armando Cungu ndërsa ka trajnuar të dy ekipet.

Sot, shkodrani 46 vjeçar, ka rrëfyer enkas për ‘Sporti im.al‘, se përballja e nesërme, konsiderohet shumë speciale. Në aspektin personal…

Cungu teksa në krye të Kukësit, ka kaluar tri turne në europë e ka fituar një Kupë Shqipërie dhe një Superkupë me Laçin, e quan një takim me veten…

Pranon se Vllaznia ka gjendje optimale dhe se do t’i duhet të improvizojë për shkak të mungesave. Në fund beson se profesionalizmi i tij do t’i shërbejë kurbinasëve për të dalë me pikë.

Vllaznia?

Do të luajmë ndaj një emri të madh si Vllaznia që meriton respekt. Për mua takimet me Vllazninë, janë gjithnjë veçanta. Më duket sikur luaj me veten time.

Do më duhet të sillem si profesionist, të bëj më të miren për skuadrën që drejtoj, Laçin”.

Vështirësitë?

Nuk do të jetë e lehtë. Përpos faktit që luajmë ndaj Vllaznisë, na penalizon fakti që kemi disa mungesa të rëndësishme ( e ka fjalen për Ignjatoviç, Rapo apo ndonjë tjetër për të cilat u rezervua ti bëjë publike).

Synimi i Laçit në këtë takim?

Uroj që skuadra të jetë e qetë dhe të luajë si përpara tri ditëve ndaj Teutës. Do mundohemi si në çdo ndeshje, të marrim maksimumin. Kemi objektivat tona. Kemi nevojë për vazhdimësi pozitive të shoqëruara me pikë’- deklaroi Armando Cungu sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!