Rrëmujë te Saragoza, tifozët ‘bllokojnë’ zyrat…

Gjithnjë ka patur surpriza por Kupa e Mbretit e këtij edicioni, ka afruar risi nga më të ndryshmet. Fillimisht, Barcelona e cila vetëm në minuat shtesë (90+4′) kaloi Ibizën.

Më pas eleminimet e Betisit, Eibarit, Selta Vigos, Vajadolidit. Për të kulmuar me turpërimin e Atletiko Madridit nga Kultural Leonesa.

Por jo pak habi ka bërë mbëmjen sotme klubi i Real Saragozës. Dikur me potenciale madhore në ‘La Liga’, sot nga ‘Secunda Division’, pret me padurim një takim të Kupës së Mbretit me Real Madrid.

Pak çaste më përpara, raportohet se qindra tifozë të Saragozës, me të mësuar shortin e 1/8, kanë marrë rrugën drejt seilsë së klubit duke kërkuar me insistim zbardhjen e axhendës së takimit me ‘galatikët’.

Ata kërkojnë datën, orarin për tu paisur me bileta. Një kërkesë e tillë ka sjellë përshtjellime te zyrat e klubit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!