Atletiko, turpërohet nga Leonesa…

Në turin e tretë të Kupës së Mbretit në Spanjë, kaluan dy të mëdhatë Reali e Barcelona por forca e tretë e La Ligës Atletiko Madrid, u shemb mbrëmë nga një skuadër modeste duke i larë duart me vijimësinë në këtë kompeticion.

Kultural Leonesa që militon në Ligën 3-të, pasi barazoi 1-1 në 90 minuta, i shënoi dhe golin e dytë skuadrës së Simeones me Sergio Benito Crujera në 118-tën.

Aq është dashur dhe i gjithë shtypi spanjoll, po merret që mbrëmë me këtë dështim skandaloz të Atletikos.

Vetë Simeone ka deklaruar: ‘Ishte një turp. Do ti kthej shpejt gjërat në vendin e vet te Atletiko”– tha tekniku.

Ndërkaq, veç skuadrës së Atletikos të tjera skuadra të ‘La Liga Santander’, i dhanë duart Kupës.

Edhe Betis, Eibar, Selta, e Vajadolid, u eliminuan nga skuadrat inferiore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!