Afrime cilësore, por Teuta ka nevojë për… ‘letra’

U ndal nga Laçi në shtëpi në një sfidë që evidentoi jo pak probleme në fushë. Teuta për më tepër, u privua nga sherbimet e lojtarëve sulmues të ardhur gjatë merkatos së janarit.

Kulibali e Hebaj, nuk e panë dot fushën në të parën e vitit 2020. Sulmi mbeti pjesa më e varfër e shtëpiakes me kurbinasit.

Megjithatë te kampi durrsak, vijojnë përporcimet. Së fundi është afruar Kenen Hreljiç. Mbrojtësi 22 vjeçar, vjen nga kampionati boshnjak teksa ishte pjesë e Mladostit.

Ndërkaq, skuadra e Edi Martinit, do të luajë të dielën një ndeshje tjetër të vështirë. Edhe pse në ‘Niko Dovana’, një vizitor si Bylis, asnjëherë nuk të jep shansin për ta kaluar lehtë.

Këtë e dinë mirë vendasit të cilët javën e parë të edicionit aktual e patën mundur Bylisin 1-0. Martini shpreson që ti ketë të gjithë lojtarët në dispozicion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!