Marshim liverpulas…

Premier Legaue: Volves- Liverpul 1-2.

Kush do ta thyejë Liverpulin? Mbetet për një herë tjetër pasi edhe sonte në një ndeshje tejet të vështirë, formacioni i Klop gjen modulet fituese.

Ishte Volves kundërshtari i mbrëmjes së ‘Reds’. Në fakt, Liverpul e gjeti shpejt avantazhin teksa Henderson në minutën e 8-të i dha kryesimin miqëve.

Por skuadra e Nuno Espirito Santo, nuk u dorzua kurrë ndërsa barazoi me Himenez në startin e fraksionit të dytë.

Pas minutës së 51-të, me shifrat e barabartë 1-1, është ekipi vendas që duket me i vendosur për të marrë avantazhin. Nuk ja del në dy-tri raste. Më pas Liverpul nis stuhinë e sulmëve teksa Firminio dhe Salah, janë shumë pranë zonës së Patricios.

Braziliani në dy tentativa të shpejta, arrin të shënojë në të 84-tën. Në qiell të shtatë miqtë por në kohën shtesë, Volves pati sërish topin e barazimit në këmbë. Nuk ja doli.. Liverpul i pathyeshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!