‘Air Albania Stadium’, radha e Kukësit

U inagurua në sfidën Shqipëri-Francë për kualifikueset ‘Euro 2020’  dhe më pas ‘Air Albania Stadium’, hapi dyert për derbin Tirana-Partizani.

Më pas, Sindikata e Futbollistëve Profesionistë, organizoi një takim veteranësh (bamirësie) me kombëtaret e Shqipërisë, Italisë,Turqisë dhe Greqisë.

Tashmë në skenë del Kukësi. Kryesuesit e Kategorisë Superiore, duket se kanë gjetur akordin me FSHF-në për të luajtur si pritës në arenën e madhe ndaj Partizanit me 26 janar.

Për llogari të javës së 19-të. Pikërisht në impiantin më të ri në vend, ‘Air Albania Stadium’.

Klubi i Kukësit, paraprin në “Instagram” duke deklaruar se ka gjetur akordin me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!