Rregulla dhe afrime, Flamurtari ecën…

Marcelo Troisi ka marrë përsipër të bëjë revolucion te Flamurtari. Edhe pse vetëm një mrekulli e shpëton skuadrën vlonjate nga rrëzimi, sërish braziliani i shumëshëtitur, ecën me idenë se mund t’ja dalë.

Ka dorë të lirë në afrime ndërsa ka servirur edhe regjimin e ri për lojtarët.

Së fundi mësohet se me kuqezinjtë është afruar Elton Doku. Mbrojtësi, një njohje e vjetër e vetë teknikut, gati të vishet kuqezi.

Mbrojtësi veteran, ka fituar Kupën e Shqipërisë me Laçin ndërkohë që dy herë ka veshur edhe fanelën e krutanëve.

Tiranasi ka patur eksperienca të shkurtëra edhe te Partizani, Skënderbeu, Luftëtari e Kukësi. Te Flamurtari në provë, edhe portieri Artion Bakaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!