Kukësi europian pa humbje, teste negative për Tiranën e Partizanin…

U luajtën sot disa takime miëqsore të skuadrave Shqiptare. Prioritet marrin testet e skuadrave të Superiores Shqiptare me stacionim në Turqi tesksa po kryejnë minifazën përgatitore të janarit.

Kukësi mban lart flamurin e skuadrave pa humbje . Edhe sot verilindorët qëndruan ballëlart ndërsa përballë rumunëve të Poli Iasit, mbyllën 0-0.

Nga ana tjetër Partizani thyhet sërish. këtë radhë ishin hungarezët e Honved që kaluan të kuqtë e Sormanit 0-2.

Tirana befason në pjesën e parë duke shënuar e ruajtur epërsinë ndaj polakëve të Koronës. Në të dytën vjen përmbysja duke u mundur 1-2.

Bushiç shënon dy gola në testin e skuadrës së Gjilanit ndaj 2 Korrikut. Ekipi i Mezanit, fitoi 3-1 duke luajtur në shtëpi.

Rezultate sot në miqësore:

Kukësi-Politeknika Iasi 0-0

Tirana- Korona Kielce 1-2

Partizani – Honved Budapest 0-2

Teuta- Skënderbeu 1-4

Flamurtari- Orikumi 1-1

Gjilani- 2 Korriku 3-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!