Kolaudimet e fundit, skuadrat pretendente në fushë

Testi i fundit për Tiranën sot në orën 13:00 në Turqi. Ekipi i drejtuar nga Emanuel Egbo ka në plan testin me polakët e Korona Kielce.


Më herët, bardheblutë janë mundur nga Alaniaspori me rezultatin 2-1 dhe kanë mundur 1-0 skuadrën e Mezokovedzit me golin e brazilianit Elton Kale.

Po ditën e sotme, Kukësi i Shpëtim Duros, në orën 14:00, është i impenjuar në miqësoren ndaj skuadrës së Politeknika Iasi, skuadër e Ligës së Parë në Rumani.

Figuron miqësorja e dytë për Kukësin, teksa më parë po në Antalia barazuan 1-1 me Jeni Malatiaspor (Abazaj autor i golit).

Nga skuadrat që po stërviten në Shqipëri, në ‘Tropika- Resort’, do të takohen në 14.00 Teuta dhe Skënderbeu. Durrsakët pasi kanë zgjatur kontratën me Kallakun e larguar disa të tjerë, pritet të shohin situatën e re në grup.

Miqësore sot edhe për Gjilanin e ‘Superiores Shqiptare’. Skuadra e vendit të dytë në Ipko pas 17 javëve, përpara se të niset në Antalia për minifazën përgatitore, do përballet sot ( ora 14.00) në aneksin e impiantit kryesor me skuadrën e ‘2 Korrikut’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!