Partizani del huq, Kukësi ka Abazajin

Miqësore në Turqi: Trabzanspor- Partizani 1-0, Jeni Malatayspor- Kukësi 1-1

Sormani debuton me humbje në krye të Partizanit. Në testin e sotëm me skuadrën e fortë turke të Trabzansporit, formacioni i kuq, edhe pse fillimisht luajti pa ritmin e duhur, u prezantua mirë.

Në këtë takim debutoi me uniformen e kuqe edhe Dorian Kërçiku.

Sorlot në minutën e 22-të, i dha fitoren Trabzansporit ndaj Partizanit. Solomon dhe një gjaujtje kros e Boldor në minutën e 91-të, ishin i vetmi risk te porta vendase.

Ndërkaq Kukësi luajti pak më vonë me Jeni Malatayspor. Në këtë takim, skuadrat luajtën të barabarta përgjatë 45 minutave të para duke mbyllur 0-0.

Me startin e së dytës, turqit kaluan përpara në minutën 55′ me Bulut. reagimi i Kukësit ishte konkrat.

Në minutën e 83-të, Kristaj Abazaj barazoi shifrat në 1-1. Miqësorja e radhës për Kukësin do të jetë ajo me rumunët e Politeknika Isai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!