Tirana në testin e dytë, sot ndaj hungarezëve…
Tirana në fushë për herë të dytë. Skuadra kryeqytetase e teknikut Emanuel Egbo, ndërsa prej ditësh stërvitet me kapacitet të plotë në Antalia të Turqisë, pas testit të parë me Alianiaspor, sot në 13:00 do të takohet me hungarezët e Mezokovesd.
Në kampin e Tiranës, pas largimit të Kërçikut dhe Imamit, por dhe mungesës së Hasanit për shkak të dëmtimit që nga dhjetori, pritet të shihen në fushë mjaft lojtarë të rinj.
Në fakt Egbo, në takimet e fundit zyrtare, shpalosi me sukses idetë e tij për më shumë hapsirë të kastës së re duke marrë frytet e para. Kësisoji, Stafa, Celhaka, Muçi, Ismailgeci, etj, janë gati të provojnë lojen me kundërshtarë europianë.
Ndërkaq, e fundit miqësore për Tiranën në tokën turke, figuron ajo me polakët e Korona Kielce.
Klubi njofton axhendën e ditës në zyrtare: