Vendin e klasikes e zë…derbi madrilen

Gjysmëfinale e Superkupës së Spanjës: Barcelona- Atletiko Madrid 2-3

SuperKupa e Spanjës në Arabinë Saudite. Finale Real Madrid- Atletiko Madrid (e diel ora 19:00)

Finalja e SuperKupës së Spanjës me këtë format të ri dhe të spostuar në Arabinë Saudite, i takon derbit të Madridit.

Reali dhe Atletiko Madrid, janë skuadrat finaliste teksa të dielën në 19:00 në Jedah, do luajnë finalen e madhe.

Nëse formacioni i Zidan, kaloi lehtë mbrëmë Valencian, Atletiko Madrid, e siguroi finalen pasi eleminoi pak çaste më parë Barcelonën.

Skuadra katalanese me Mesin spektakolar në rastin e golit në të 51-tën, u pa në disavantazh sapo nisi e dyta me golin e shpejtë të Koke (46′).

Një ish si Grizman, pas barazimit nga Mesi gjeti edhe golin e dytë për Barcelonën në të 62′-tën.

U duk si lojë fëmijësh vijimi i lojës sepse blaugranët, nisën të luajnë me supermaci. Shënuan dhe 2 gola të tjerë që vijnë e anulohen nga VAR. Në fund, Simeone heq ‘xhaketën’ dhe skuadra e tij nxjerr xixa.

Barazimi vjen me penallti nga Morata në të 81-tën. Një prekje me dorë nga Pike pak caste më vonë, injorohet nga sistemi VAR, por Korrea në të 86-tën, bën golin e tretë të Atletikos.

Barcelona s’ka më fuqi, dhe ‘milingona’ (epitet i trajnerit Valverde) vendos duart në kokë duke parë me sy disfatën e rëndë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!