Reali, finalisti i parë i SuperKupës së Spanjës…

Në Jedah (Arabia Saudite) Valencia- Real Madrid 1-3 (Parejo 92’/ Kros 15′, Isko 39′, Modriç 65′)

Pa Hazard, Bejl e Benzema, por me një Isko fantastik e Modriç si në rini, Reali i Madridit mund në Jedah të Arabisë Saudite, Valencian në shifrat 1-3.

Takimi me Valencian pritëse, luhej për gjysmëfinalistën e parë të SuperKupës së Spanjës e cila këtë edicion, ka marrë arratinë për në Gjirin Persik.

Goli i parë vjen nga Toni Kros në minutën e 15. Goditja nga këndi shkon drejt e në rrjetë.

Më pas, duket sikur ndeshja vihet në ‘gjumë’ por në 10 minutat e fundit të fraksionit të parë, është Isko që shënon një gol e godet një shtyllë.

Në pjesën e dytë, radha e klasit të Luka Modriç. Kroati shpik një gol ‘alla’ Ronaldinjo dhe i dërgon shifrat në 3 për ‘Los Blancos’.

Në fund, Valencia fiton një penallti të cilën e zyrtarizon sistemi VAR. Dani Parejo godet për 1-3 final.

Reali siguron finalen e së dielës teksa do të përballet me fituesin e takimit të nesërm Barcelona- Atletiko- Madrid. (video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!