Ksavi te Barcelona? Al Sad thotë jo…
Kërkohet të rikthehet në Barcelonë. Ksavi Hernandes, sot trajner i Al Sad në Katar, ndihet në vështirësi. Kontrata me skuadrën e Katarit, e lë në detyrë.
Pas interesimit të krerëve të Barcelonës për të rikthyer Ksavin në krye të stolit blaugrana, klubi Barcelona, merr përgjigje nga Drejtori i përgjithshëm i Al Sad, Turki Al-Ali
Përmes një prononcimi zyrtar, Al Sad ka marrë një qëndrim në lidhje me thashethemet se Barcelona është e interesuar për Ksavin si trajner te blaugranët.
Në një takimin të zhvilluar sot në Katar, mes ish-mesfushorit, tani në krye të klubit arab Al Sad, dhe menaxherëve të katalanasëve Abidal dhe Oskar Grau.
Reagimi i Al Sad.
“Mundësia që Ksavi të shkojë në Barcelonë është normale dhe e parashikueshme sepse ishte klubi i tij, shtëpia e tij dhe ku ai do të duhet të kthehet në të ardhmen.
Por Xavi aktualisht është trajneri ynë dhe është i përqendruar në ndeshjen e nesërme ndaj Al Rayyan.
Çdo negociatë për Ksavin, duhet të kalojë përmes linjvae zyrtare të klubeve‘- thotë deklarata e klubit të Al Sad.