Rapo nis stërvitjen te Laçi

As që bëhët fjalë për largime. Kjo duket deviza kurbinase në këtë merkato të janarit. 7 futbollistët e larguar përpara se të trokiste 2020-ta, duket se ua kanë lënë vendin afrimëve.

Do të jetë e vështirë por te bardhezinjtë, po punojnë intensivisht për ta përforcuar grupin.

I pari që është bashkuar me laçianët është Donald Rapo. Sot në seancë të rregullt me mundësi kontrate. Me Filin ka ende bisedime… Pista tjetër lidhet me atë të rajonit.

Sakaq, sot Laçi u stërvit në Kamzë. Cungu me të tijtë, ka në plan të luajë një takim miqësor nesër me Apoloninë në Fier dhe sot, i ka ‘kursyer’ disi futbollistët.

Te Laçi bëhët fjalë vetëm për afrime e jo largime‘- ka deklruar Cungu sot. Ndërsa kapiteni Gjoni, e ka vënë theksin te grupi duke e quajtuar atë solid. “Grupi është solid, për merkaton mendon stafi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!