Reali dhe Varanë, elozhe nga ‘As’

Gazeta ‘As’, sportivja e madhe spanjolle pranë Realit, i ka kushtuar faqen e parë derbit të vogël të Madridit.

Reali fitoi dje ndaj Getafes 0-3 ndërsa ‘As’, i’a atribuon të dy golat e parë të ‘Los Blancos’ francezit të mbrojtjes Varan.

Në fakt, njëri nga golat u konsiderua autogol i portierit Soria, por ‘As’ është e vendosur. Të dy golat janë të Rafael Varan...

Nuk ka mbetur pa u evidentuar fakti që Kurtua u shfaq një superportier. Vend ka edhe për golin e tretë realizuar nga Modriç.

Mbrojtja e madhe është sulmi më i mirë’- shkruan me kapitale sot  ‘As’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!