Ndalet Barcelona, kreu me Realin…

La Liga: Atletiko Madrid-Levante 2-1 ( Korrea 13′, Felipe 19’/ Roxher 16′). Espanjol- Barcelona 2-2 (D.Lopez 23′, Vu Li 88′ / Suarez 50′, A.Vidal 59′)

Nëse derbi i Madridit i shkoi Realit, ai i Barcelonës u ndal te barazimi. Espanjoli vendas befasoi skuadrën e Valverdes teksa në pjesën e parë shënoi golin e avantazhit në minutën e 23-të me David Lopez.

Gjithësesi, ekipi i ‘milingonës’ pas pushimit, goditi 2 herë radhazi me Suarez (50′) dhe Arturo Vidal (59′) duke kthyer në favor shifrat. Dalja me karton të kuq e Frenki de Jong në të 75-tën e ndërlikoi situatën.

Espanjoli mori frenat dhe me Vu Li, gjeti barazimin në të 88′-ën.

Sakaq, më herët u luajt edhe Atletiko Madrid- Levante.

Në ‘Vanda Metropoletano’, ekipi i Simeones nuk e pati të lehtë me skuadrën nga Valencia teksa me vështirësi fitoi 2-1.

Golat për Atletikon u shënuan nga Korrea (13′) dhe Felipe (19′) ndërsa për Levanten Roxher (16′).

Pas këtyre takimeve, kreu ndahet mes Realit dhe Barcelonës (nga 40 pikë). Më pas vjen edhe Atletiko Madrid që ngjitet në vend të 3-të me 35 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!