Rashkaj kërkohet nga Shkëndija…
Shkëndija e Tetovës, pasi zyrtarizoi Valon Ahmedin dje, duket se ka nisur tratativat për të firmosur me një tjetër futbollist të cilësisë së lartë.
Këtë radhë, bëhët fjalë për mesfushorin Anel Rashkaj i cili ka rezultuar pjesë e elitës Suedeze të Eskilstuna deri nëntorin e kaluar teksa njoftoi divorcin.
Rashkaj antar edhe i përfaqesueses së Kosovës, ka një karierë të pasur futbollistike teksa kryesisht ëshë aktivizuar në Suedi e Norvegji.
Më herët, lojtari ka veshur fanelat e Halmstadit në Suedi dhe Sandnes në Norvegji.