‘Seria A’ starti i 2020-ës, luhet edhe në ‘La Liga’

‘La Liga’ vijon sot me takimet e tjera me sfida interesante. Hap Granada-Majorka- (12:00) për të ecur më tej me çiftet Sociedad- Vijarreal, Alaves- Betis dhe Selta Vigo- Osasuna.

Por sot rinis edhe Seria A e Italisë. Te Breshia nuk është grumbulluar Ndoji, ndërsa te Verona, Kumbulla dhe Rrahmani janë përshfirë në listë.

Te Lacio, Strakosha ka hedhur pas problemet me shpatullën dhe pritet të jetë titullar.

Sot duke nisur nga ora 12:30 me Breshia -Lacio, për të vijuar me SPAL Ferrara – Verona (15:00), Xhenoa – Sasuolo (18:00), Roma – Torino (20:45).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!