Fiton Verona ‘Shqiptare’, vlerësime maksimale për lojtarët…
U luajtën disa takime të kampionatit Spanjoll dhe atij Italian. Në ‘La Liga’, dueli i ndezur i ditës ishte ai mes baskëve të Real Sociedadit dhe Vijarrealit.
Skuadra e verdhë, fitoi me përmbysje 1-2. Por dhe baskja tjetër Avales ndaj andulizianëve të Betis, u pëshkua nga ritmi e emocionet. Penallti e humbur e karton të kuq për miqtë. Në fund 1-1.
La Liga, rezultate:
Granada-Majorka 1-0, Sociedad- Vijarreal 1-2, Alaves- Betis 1-1 ndërsa Selta Vigo- Osasuna përfundoi 1-1.
Seria A, rezultate:
Lacio fitoi në frymen e fundit ndaj Breshias në trasfertë. Madje skuadra e ‘dallendyshëve’, udhëhoqi e para me golin e Balotelit. Më pas goleadori lazial Imoblile, shënoi dy herë.
Ndërkaq takimi i shqipëtarëve pjesë në skuadrat e SPAL dhe Veronës, shkoi për udhëtuesit. Verona me Rrahmanin dhe Kumbullën fitoi 0-2.
Notë maksimale për Rrahmanin, Kumbullën por dhe Berishën e portës së SPAL.
Breshia -Lacio 1-2, SPAL Ferrara – Verona 0-2, Xhenoa – Sasuolo 2-1 teksa Roma – Torino në mënyrë surprizë u fitua nga Torino 0-2.