Ibrahimoviç në Milano, për aktin e dytë…

Tani në orën 11, në aeroportin e Linates, në terminalin e rezervuar për fluturime private, pritet të zbresë sulmuesi 38-vjeçar Zlatan Ibrahimoviç.

Atje, yllin suedez do ta presin Zvonimir Boban dhe Paolo Maldini. Pas 9 vitesh, “gjigandi” do të luajë aktin e dytë të tij në radhët e kuqezinjve.

Nga aeroporti i Linates, Ibra do të udhëtojë drejt klinikës në La Madonina për të kryer vizitat mjekësore, ndërsa në dreke, në shtëpinë e Milanit, pritet të firmosë kontratën.

Në këtë periudhë të pare, Zlatan ka preferuar të sistemohet në një hotel në qendër të Milanos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!