Interi vihet në gjurmët e…Eriksen
Martin Shots, agjenti i Kristian Eriksen, ka goxha në dorë për ta bindur klientin e tij të shkojë gjatë verës te Interi. Kështu aludojnë mediat italiane të cilat evidentojnë faktin se danezi mund ti bashkohet zikalterve në 1 korrik.
Marota, synon ta marrë me parametra zero dhe nëse ngjet, atëherë ky do të ishte goli i madh i drejtorit të Interit.
Në fakt, për Eriksen, ka patur interesime nga Junajtid dhe Real Madrid, por një listë e gjatë klubesh, kanë shprehur gjithashtu gadishërinë për sherbimet e 28 vjeçarit të Totenhemit.
Kristian Eriksen është në fund kontratë me ‘Spërsat’ dhe gjasat janë që ai të mos nënshkruajë më tej me ekipin e Murinjos.
Interi është gati të përfitojë. Madje duke i ofruar dhe bonuset përkatëse menaxherit të lojtarit…