Rasti Memushaj? Zauri thotë ‘u mbyll’

Peskara e pezulloi Ledian Memushajn por sot në fushë ndaj Kievos, u pa qartë se mugesa e vlonjatit i kushtoi ‘delfinëve’.

Pas fitores në Livorno, sot Peskara teksa militon në Seria B, priti Kievon por në fund shifrat mbetën të bardhë 0-0.

I pyetur në fund të ndeshjes trajneri Luçiano Zauri nga stadiumi ‘Adriatico’ tha: ‘Bilanci i dy takimëve të fundit pozitiv por sot mund të bënim më mirë’.

Për ‘Rete8.it’, tekniku iu përgjigj edhe pyetjes lidhur me situatën me Memushajn. Tekniku shtoi:

Futbollistët janë të gjithë të barabartë. Ka rregulla që duhen respektuar. Me atë (Memushajn) ende nuk ka një sqarim, por rasti mbyllet këtu’- u shpreh Zauri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!