Derbi i Skocisë, Rejnxhers triumfator…

Premier League Skoci: Selltik- Gllazgou Rejnxhers 1-2

I konsideruar si derbi më i fortë në Europë, Selltik dhe Rejxhers, u takuan sot në ‘Celtic Park’ për ndeshjen e radhës të Premier League skoceze.

Selltik kryesues me 52 pikë dhe Gllazgou Rejnxhers me 47 pikë por një ndeshje më pak, këtë edicion, shpreh më së miri dualitatin e dy gjigandëve skocezë në betejen për titull kampion.

Në sfidën e luajtur në 13:30, kolosët luftuan fort në terrenin e lojës me kushurinjtë e Zherard më agresivë e kërkues.

Gjithësesi, e para që pati rastin e vërtetë për të kaluar përpara ishte ish-skuadra e Rudi Vatës. Kristie për Selltik goditi një penallti në të 33-të por pa mundur ta dërgojë në rrjetë.

Ritmi mbetet shumë i lartë dhe në të 37-tën Gllazgou godet në shenjë me Kent. Pa kaluar 5 minuta (42′), është Mc Groger që barazon shifrat.

Në pjesën e dytë, e njëjta fizionomi. Luftë e fortë sportive në çdo sektor. Dhe skuadra që po luante më me shumë forca drejt portës, ajo e Stiven Zherard, arrin të kalojë përpara në të 57-tën me Katiç.

Nuk ka paqe deri në fund të supersfides, por shifrat mbetën po ata. Selltik 1 e Gllazgou 2. Miqtë mbyllen me një lojtar më pak.

Pas këtij suksesi, diferenca ngushtohet në 2 pikë. Me ‘blutë’ të cilët kanë mundësi të parakalojnë kur të luajnë takimin e prapambetur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!