Fiton Junajtid, Pelegrini shkarkohet nga Uest Ham

Në sytë e legjendës Ferguson, i pranishëm në duelin Bërnli-Mançester Junajtid, skuadra e Solskjaer, fitoi 0-2 në sfidën e fundit të ditës në Premier Ligë.

Fillimisht Marcial dhe në kohën shtesë Rashford, autorët e golave. Pas këtij suksesi, djajtë e kuq, kapërcejnë në vend të pestë duke kërcënuar zonën Champions.

Nesër ‘Big’-ët në fushë. Liverpul-Volves, Arsenal-Çelsi dhe Siti-Shefild Utd.

Ndërkaq, Uest Ham, njofton se ka shkarkuar trajnerin Manuel Pelegrini. Humbja ndaj Lesterit 1-2, i ka kushtuar paniknën kilianit i cili vetëm pak minuta më parë ka marrë njoftimin nga klubi londinez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!