Evertoni njeh ‘Ançelotin’, Murinjo bezdiset nga ‘kanarinat’

Karlo Ançeloti po magjeps klubin e Evertonit. Në dy takime në krye të skuadrës, arrin të marrë 6 pikë duke bërë që liverpulasit ‘blu’ të rriten në renditje.

Sot ndaj Njukasëll në trasfertë, me Dominik Kalvert-Leuin, e kipi i ‘Kareltos’ shënoi 2 herë në fitoren 1-2 ndaj bardhezinjëve.

Ndërkohë, Uatford mundi thellë Aston Vilën 3-0 në duelin e fundtabelës. Të njëjtën gjë bëri edhe Brajton në versionin ‘fito dhe iki fundit’. Bardheblutë fituan ndaj Buornemurth 2-0.

Sakaq, Sauthempton- Kristal Palasë u mbyll 1-1. Të dy golat u shënuan në fraksionin e dytë.

Në 18:30, dy përballjet Noruiç- Totenhem dhe Uest Ham- Lester u panë bollëk golash. ‘Kanariant’ udhëhoqn 2 herë ndaj ‘Spërsave’ të Murinjos por në fund, Kejn barazoi me penallti.

Lieçester edhe pse u shkërmoq nga Liverpul (0-4) dy ditë më parë sot arrin të marrë tri pikë të vyera në Londër ndaj vendasëve të Uest Ham.

Rezultatet e javës së 20-të:

Brajton- Buornemuth 2-0
Njukasëll-Everton 1-2
Sauthempton-Kristal Palasë 1-1
Uatford-Aston Vila 3-0
Noruiç-Totenhem 2-2
Uest Ham-Lieçester 1-2
Bërnli- Mançester Junajtid, nis në20:45

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!