Liverpul superfuqi, Arsenal e pëson në fund…

Premier League java 20-të: Arsenal- Çelsi 1-2, Liverpul- Volves 1-0, Mançester Siti- Shefild Utd 2-0.
Anglia me Premier Ligën, vijon të mbajë të karikuar mbështetësit e lojës më të bukur në botë. Por dhe ata nga i gjithë globi para ekranit.
Sot tri takime të ajkës së elitës me Arsenal- Çelsi, Livepul- Volves dhe Mançester Siti- Shefild Utd.
Në derbin e Londrës, Mikel Arteta trajneri i ri i topçinjëve, ishte shumë pranë suksesit të parë në krye të Arsenalit.
Skuadra e tij udhëhoqi me një gol të Abumejang që nga minuta e 13-të por blutë e Çelsit, nuk lanë vend për buzëqeshje pasi në limite të takimit, shënuan dy herë me Zhorzhinjon dhe Toni Abraham (83′,87′).
Në ‘Anfiled’ Liverpul priti Volvesin e fortë i cili vetëm 2 ditë më parë mundi Sitin 3-2. Por Reds’-at nuk ua ditën për ‘nder’ miqëve pasi sot edhe pse me mjaft vuajtje fituan 1-0 me një gol të Mane në të 42-tën. Në këtë takim, pati edhe një gol të anuluar për ‘ujqërit’ të cilin VAR, e kapi në milimetra si pozicion jashtë loje.
Ndërkaq, sfida Mançester Siti- Shefild Utd, prodhoi rezultatin 0-0 gjatë pjesës së parë.
Fraksioni i dytë nis me gol për Sitin i cili me Agueron zhbllokon shifrat në të 52-tën. Në fund, ekipi i Gurdiolës, dyfishon me Kevin De Bryne në të 82′-ën.
