Drita mund Llapin, Prishtina mjaftohet me një gol…Feronikeli gjën një pikë

U luajtën sot takimet e radhës së javës së 16-të në Ipko Superligën e Kosovës. Vetëm Ferizaj- Gukagjini nesër duke nisur nga ora 13:00

Sakaq, Drenica ecën me ritme pozitive dhe kalon lehtë Vushtrrinë në shtëpi. Sukses të vlerave të mëdha skuadra e Dallkut në ‘Fadil Vokrri’ ndërsa Prishtina me një gol vendimtar, mundi Trepça’89.

Po kaq me vlerë edhe golat e Haxhimusës dhe Vucajt në sfidën mes Dritës dhe Llapit të cilët i siguruan fitoren gjilanasëve..

Ndërkohë Shënd Kelmendi shënon 2 gola për Flamurtarin e Prishtinës në përballjen me kampionët në fuqi të ‘Niklit’por në fund, Feronikeli shpëton nga humbja pas barazimit nga Da Silva dhe Dabiqaj.

Rezultate sot:

Drenica-Vushtrria 3-0, Drita-Llapi 2-0, Flamurtari-Feronikeli 2-2,Prishtina-Trepça’89  1-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!