Cetkoviç, futbollisti i vitit në Mal të Zi

‘Player of the year’-lojtari i vitit. Ky është postimi i fundit në profilin e tij zyrtar të Marko Cetkoviç.

Ish- futbollisti i Laçit dhe Partizanit në Kategorinë Superiore, nuk ka dashur të japë detaje duke lënë mister gjithçka lidhet me trofeun…

Cetkoviç, aktualisht pjesë e Sutjeskës në Mal të Zi, luajti 2 edicione me bardhezinjtë (2014-2016) dhe një sezon me të kuqtë (2016-2017). 33 vjeçari me kurbinasit fitoi edhe një Kupë të Shqipërisë në maj të 2015.

Sakaq, Sutjeska aktualisht, mban vendin e dytë në kampionatin malazez që kryesohet nga Buduçnosti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!