Egbo: ‘Mund të qëndroj, do flas me presidentin’
Emanuel Egbo qëndron me këmbë në tokë. Edhe pse në krye të Tiranës arrin tri fitore radhazi, tekniku i emergjecës, thotë se Tirana skuadër, është po ajo e fillim sezonit.
Sipas Egbosë, ndryshimi i vetëm mbetet dëshira e grupit për të luajtur të bashkuar. Ndyshe nga java e kaluar, Egbo pas suksesit në Laç (1-2), e mendon seriozisht qëndrimin edhe për pjesën e dytë të sezonit në krye të stolit bardheblu.
Ka ndryshuar Tirana apo Egbo ka gjetur instrumentët fitues?
‘Nuk është se ka ndryshuar Tirana. Grupi është ndërtuar për të fituar kampionatin e për të shkuar në Europë. Lojtarët brenda fushe kur luftojnë bashkë, dublojnë, markojnë, top të parë top të dytë, i bën hyzmetin, Zoti do të japë fitoren.
Çelhaka, Muçi, Beshiraj në fushë. Risi juaja apo politikë e klubit?
Është edhe politikë e klubit por dhe zgjedhje. Të gjithë lojtarët tanë janë të rendësishëm. Kemi patur shumë mungesa këto javë dhe çunat e rinj, po tregojnë veten mjaft mirë.
Motivimi i skuadrës?
E thjeshtë. Sidomos në kampionatin shqiptar. Sa më të bashkuar në fushë, dublimin brenda saj, lufta sportive duke kërkuar topin e parë topin e dytë, të jep ekuilibra. Ska çfar të bëjë kundershtari…
Nëse Halili ju ofron kontratë për të vijuar si trajner i parë?
Atë do ta diskutojmë. Do ulem me presidentin. E kam thënë, është zgjidhje personale. Varet edhe nga gjendja shëndetësore, por do ulem me presidentin e klubit dhe do ta diskutojmë atë punë.
Ku mund të shkojë kjo Tiranë në fund të kampinatit?
Jemi brenda objektivit që është caktuar në fillim të sezonit. Këtë ju kam thënë edhe çunave, duhet vazhdimësi. Duke qenë brenda objektivit ke shumë gjëra për të ndihmuar veten’-tha trajneri i komanduar i Tiranës Emanuel Egbo për RTSH.