Fili, gati aventura e re në Superiore…

Pa shpresë te Luftetari, Realdo Fili ka gati valixhet në janar. Fieraku 23 vjeçar,ndër të paktit që i rezistoi eksodit masiv te bluzinjtë gjatë veres, u përshfi së fundi në një situatë kaotike me klubin duke humbur për disa takime edhe formacionin e dënuar të luajë te U-19.

U desh vendimi i Marantas në përballjen Laçi-Luftetari që mesfushori sulmues, të aktivizohej në minutën e 50-të.

Por edhe pse rehabilitimi erdhi në javën e 15-të, ish-futbollisti i Partizanit, Skënderbeut, Kamzës duket se ka menduar largimin.

Burime pranë futbollistit e quajnë punë të mbaruar. Fili do ti bashkohet Laçit në janar. Por edhe Donald Rrapo konsiderohet i larguar.

Kapiteni jo vetëm që nuk ka marrë asnjë lek gjatë edicionit aktual por dhe dëmtimin e pak muajvë më parë, e ka shlyer privatisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!