Elitaret e Europës, në shifra…

Skuadra nga Bavaria e Augusburgut,nuk ia doli sot të ndihmojë veten dhe kushurinjtë e Bajernit.

Skuadra e zvicerianit Shmidt,udhëhoqi pjesën e parë 0-1 por në të dytën Lajpcig vendos diktatin duke përmbysur 3-1 për kreun në Bundesligë.

Edhe Bajerni fitoi ndaj Vofsburgut por kampionët e Gjermanisë vuajtën deri në të 86′ për të shënuar golin e parë. Pak çaste më vonë, Gnabri vulos 2-0.

Sakaq, Hertha e Klisman, po ndeshet në Berlin me Gladahun (0-0 kohë reale)

Premier League, me Liverpulin e impenjuar këto momente me finalen e Botës për Klube, zhvilloi shumë takime.

Interesant fakti që në çiftin Everton- Arsenal (0-0), të dy trajnerët respektivë të sapo emëruar Ançeloti dhe Arteta, e ndoqën takimin nga tribuna. Sfida Siti-Lieçester (në kohë reale 2-1) po luhet këto çaste.

Në Seria A, u luajt Udineze- Kaljari 2-1, ndërsa Inter- Xhenoa pas pjesës së parë, udhëhiqet nga Interi 2-0. Në mbëmje edhe Torino-SPAL.

Barcelona në La Liga, detyron Alaves të kapitullojë keq. ‘Blaugranët’, fituan thellë 4-1.Më herët, Sevilja fitoi në Majorka 0-2. Vijarreal- Getafe (0-0 kohë reale) dhe Vajadolid- Valencia, takime që mbyllin ditën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!