Edi Martini, trajneri i ri i Teutës…

Është Edi Martini. Teuta nuk vonon dhe pas shkarkimit të Bledi Shkëmbit, emëron si timonier, shkodranin 44 vjeçar Edi Martini.

Martini figuron njohje e vjetër për durrsakët pasi afro një dekadë më parë, ka provuar kryesimin e pankinës së Teutës.

Raportet e shkëlqyera mes klubit dhe ish- sulmuesit të famshëm shkodran që ka luajtur edhe për Eintraht Fraknfurt, janë ruajtur dhe sot, ai ka marrë bekimin e presidencës durrsake për të drejtuar Teutën.

Sakaq, Martini ka drejtuar edhe Luftetarin e Vllazninë por suksesin më të madh e pati në krye të Laçit teksa brenda edicionit 2008-09, jo vetëm e ngjiti skuadrën në Superiore por fitoi edhe titullin Kampion në Kategori të Parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!