Grupi G, katër skuadra për dy bileta. Lacio, thuajse jashtë…

Europa League sot me takimet e fundit në grupe. Nga Grupi A deri te ai L, disa ekipe me misionin e të bërit pikë .

Përtej skuadrave të kualifikuara më herët, të tjera në valle për të dalë nga ‘morsa’ e skuadrave me mundësi kualifikimi.

Te grupi B, janë tri skuadra që luajnë për dy bileta. Edhe te C e njejta situatë. Por ka edhe ndonjë grup si ai G, ku të 4 ekipet kanë shanse të mëdha dhe 2 skuadrat do mund të mësohen vetëm pas vërshëllimes së fundit.

Grupi I, tashmë luan për statistikë pasi Gent dhe Volfburg, e kanë siguruar kualifikimin. Sikundër edhe te Grupi K, teksa Braga dhe Volves, janë të paarritëshme.

Edhe te Grupi L, Junajtid dhe AZ Alkmar ecin përpara. Kaotike situata te Grupi E. Lacio mbetet me shpresë duke besuar në fitoren e saj dhe të Selltikut të kualifikuar ndaj Kluzh në transfertë. Misioni thuajse i pamundur…

Ndeshjet sot 18:55 dhe 21:00.

APOEL- Sevilja, Karabak- Dudelanzhë, Dinamo Kiev- Lugano, Kopenhagën-Malmo, Bazel- Trabzanspor, Getafe- Krasnodar, PSV-Rozenborg, LASK Linz- Sporting, Rënës-Lacio, Kluzh- Selltik, Eintraht- Viktoria Gumaresh, Standart Liezh- Arsenal, Porto- Fejnord, Rejnxhers- Jang Bojs, Ludogorets- Ferencvarosh, Espanjol- SCKA Moskë, Volfsburg- Sent Etjen, Gent- Oleksandria, Roma-Volfsberger, Gladbah- Bashaksehir, Volves- Beshiktash, Slovan Bratislava- Braga, Mançester Junajtid- AZ Alkmar, Partizan B.- Astana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!