UEFA, gjobë Selltikut dhe Lacios…
Uefa ka vendosur të gjobisë si Lacion ashtu edhe Selltikun pas ndeshjes së Europa League që u zhvillua në 24 tetorin e kaluar në Gllasgou.
15,000 euro gjobë për skocezët për “banderola të paligjshëme” dhe “kore të paligjshme”.
Ndërkohë me 10 mijë euro gjobë u penalizua Lacio, e akuzuar për “kore të paligjshme”.
Ndeshja e tetorit për Europa League, midis Selltik dhe Lacios, përfundoi 2-1 për vendasit.