Atalanta kualifikim ëndrrash, Atletiko detyrën

Askush nuk mund ta kishte besuar se Atalanta e Gasperinit,pas atij starti zhgënjyes në grupe të Championsit, do kualifikohej për 1/16 si e dyta pas Sitit.

Kombinimet e javës së fundit dhe ndeshja madhështore e bergamaskëve bënë që italianët, të fluturojnë për më tej.

Edhe Atletiko Madrid ia doli të kalojë falë fitores së detyrueshme ndaj Lokomotivës së Moskës.

Të tjerat edhe pse me grintë Championsi, nuk patën shumë punë këtë mbrëmje. Krenaria dhe spektakli u ndesh në Mynih dhe Paris…

Shifrat e ditës së sotme:

Shahtjor- Atalana 0-3, Dinamo Zagreb-Mançester Siti 1-4, Bryzh- Real Madrid 1-3, PSG- Gallatasaraji 5-0, Bajern- Totenhem 3-1, Olimpiakos Pire- Zvezda 1-0, Atletiko Madrid- Lokomotiva Moskë 2-0, Leverkusen-Juventus 0-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!