‘Topi’ gati, nisin garat zyrtare…

Pas situatës kaotike krijuar prej tërmetit të 26 nëntorit dhe tërmetet post tij, futbolli në Shqipëri u shty dhe këtë javë, pritet t’i kthehet i qetë protagonistëve në të gjithë vendin.

 Java e 14 e Superiorës është në prag. Ajo do të luhet të shtunën dhe të dielën, ndërsa Kategoria e Parë si zakonisht të shtunën. Ndonjëra spostuar për të dielën…

Natyrisht emëruesi i përbashkët në start, do jetë  mesazhi solidarizues me të prekrurit nga tragjedia e magnitutës së lartë. Ashtu sikundër është vënë re gjithë këto ditë në terren ku mbarë shqiptarët u bënë bashkë. Topi do nisë të ‘lëvizë’.

 Java e 14 e Superiores:

Bylis- Partizani, Luftetari- Vllaznia, Tirana- Kukësi janë në program të shtunën ndërsa Laçi- Flamurtari dhe  Teuta- Skënderbeu të dielën.

Në fakt Teuta dhe Laçi, dy skuadrat që përfaqësojnë zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, pritet të ndiqën nga shumë mbështetës në shkallë. Së paku kështu kanë deklaruar në kampet respektivë. Jeta normale nis edhe në sport…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!