Nuk mjafton Progni, Ballkani kapërcen Gjilanin

Sifida Ballkani- Gjilani hapi javën e 16 të Ipko Superligës së Kosovës sot në orën 13:00. Rezultati final: Ballkani- Gjilani 2-1

Dy  vendet e para në Suharekë, në prani të një numri rekord tifozësh, dhuruan spëktakël dhe gola.

Ndonëse Gjilani ishte më kërkues gjatë gjithë takimit, dy golat e skuadrës vëndase në pjesën e parë, rezultuan efikasë për formacionin e Munishit i cili sikurse dy javë më parë, u largua me karton të kuq për protesta.

Mbetur te takimi, Ballkani shënoi me Baftiun 14’ dhe Topallin 23’ ndërsa  Progni në të 37-tën, shkurtoi shifrat për gjilanasit.

Në pjesën e dytë, i gjithë takimi u përshkrua nga epërsia dhe ngulmimi i miqëve për të barazuar, por sikundër u shpreh dhe Mezani në fund të takimit, skuadra nuk ishte e qetë dhe produktive para portës.

Pas këtij takimi, Ballkani merr i vetëm kreun e Ipkos me 34 pikë. Takimet e tjera nesër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!