Beteja për kreun, Ballkani pret Gjilanin…

Ipko, java e 16-të: Ballkani- Gjilani ora 13:00 në Suharekë.

Pas ndërprerjes së kampionatit me shkak ndeshjet e përfaqësueses Dardane, Ipko Superliga e Kosovës, nis sot garat zyrtare.

Në epiqendër, sifida Ballkani- Gjilani. Në tabelë figurojnë dy vendet e para me nga 31 pikë pas 15 javëve. Do të luhet në orën 13:00 në Suharekë dhe pritshmëritë janë të larta.

Ballkani i drejtuar nga Ismet Munishi, vjen pas 3 fitoreve radhazi dhe po demostron ecuri fantastike në Ipko. Nga ana tjetër Gjilani i vlonjatit Gentian Mezani i mbushur me futbollistë me karierë në Kategorinë Superiore.

Janë plot 8 futbollistë duke nisur nga Progni, Veliu, O. Rapa, E.Frashëri, Jonuzi, Shameti, Greca dhe portieri Sh. Ruci.

Po ti shtosh këtu dhe Bushiç apo Useini, dikur pjesë e Flamurtarit të Vlorës por dhe vetë timonierin Mezani, e kupton se kjo skuadër, ka fizionominë e një skuadre Superiorjeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!