Superiorja mbyll ‘pushimet’, nesër tri zyrtare…
Tani Kategoria Superiore e ka seriozisht. Pas dy javëvë pushim,10 skuadrat e elitës, gati të kthehen nesër me misione dhe forca të reja.
Shumë nga skuadrat, kanë shfrytëzuar hapësirën që i’u krijoji ndalesa e impenjimit të Kombëtares me kualifikueset europiane, për të rekuperuar lojtarë e perfeksionuar ide.
Kukësi, skuadra e cila pati iniermerinë plot, duket se ka aftësuar të gjithë titullarët. Pas Mustës, radha për të qënë gati në sherbim të skuadrës së Duros, figurojnë Abazaj, Musolli, Limaj, Shkurtaj.
Por edhe të Partizani, Bylis,Skënderbeu, Tirana, Teuta, Vllaznia e njëjta situatë. Futbollistë të aftësuar…
Sakaq, java e 13-të, hapet me tri takime nesër. Kukësi- Bylis dhe Flamurtari- Luftetari në orën 13:30, ndërsa Skënderbeu- Tirana në orën 16:30. Të dielën, Vllaznia- Teuta (16:30) ndërkohë që në ‘Elbasan Arena’ ditën e hënë, përballja Partizani- Laçi (18:00).
Pas 12 javëve, Partizani i Franko Lerdës, kryeson me 22 pikë. Dy më shumë se Bylis. Çifti Flamurtari- Luftetari, ndeshja e ‘madhe’ e skuadrave të fundit.
Në “Elbasan Arena” nesër luan Kukësi- Bylis teksa të hënën Partizani-Laçi.
Deklarata të çuditëshme të trajnerëve të skuadrave gjatë javës. Disa ankohen për ndërprerjen (Cungu-Laçi), të tjerë thonë ishte si me porosi. Ka të tjerë që kapen me oraret dhe datat (Jonuz-Vllaznia). E 13-ta gati…