Kombëtarja mbrrin në stadium, ka pak interesim…

Skuadra e Shqipërisë sapo ka zbritur në sheshin para stadiumit ‘Elbasan Arena’. Pas pak (20:45) do të luhet takimi kualifikues për grupin H mes Shqipërisë dhe Andorrës.

Atmosfera duket e qetë dhe në rrugë ka pak njerëz të interesuar për këtë takim ndërkombëtar futbolli.

Takimi tjetër që zhvillohet në Pëlzen të Çekisë, mes Republikës Çeke dhe Kosovës, duket ka marrë interesimin e madh të të gjithë shqiptarëve.

Shqipëria do të luajë kështu:

Shqipëria: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Ismajli, Roshi, Trashi, Ramadani, Memushaj, Ndoj, Balaj, Manaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!