Hysaj: ‘Jemi të bashkuar, Reja ka rritur besimin…’

Kapiteni është rikthyer. Hysaj ka lënë pas dëmtimin ‘horror’ dhe bëhët gati të tërheqë skuadren drejt suksesit të radhës. Në krah të Rejës, shkodrani tha sot, se skuadra ka pësuar goxha rritje dhe se besimi me Rejën në krye, është rritur.

Flet Hysaj: “Jemi shumë të bashkuar dhe po shihet edhe nga jashtë. Jemi shumë mirë dhe me trajnerin e ri besimi është rritur më shumë për të bërë diçka të mirë.

Hysaj pas dëmtimit? Jam mirë sepse luajta në ndeshjen e fundit. Po mendojmë për Andorrën sepse është ndeshje e vështirë për ne sepse të gjithë po mendojmë për Francën dhe duam të marrim rekordin e pikëve.

Shpresoj që një stadium i ri dhe shumë i bukur të bëjmë mirë. Franca është kampione bote dhe do të jetë e vështirë të marrim pikë por do të kemi një dorë nga tifozeria.

Unë luaj te Napoli dhe tifozeria mund të na japë një dorë të ngrohtë për të marrë pikë në dy ndeshjet.

Ndaj Andorrës? Sigurisht që të gjithë po flasin për Francën por ne e dimë që me Andorrën është më e rëndësishme se me Francën. Pas kësaj ndeshje do të shohim për Francën.

Do të provojmë të sulmojmë dhe për të mos pësuar gol. Mbrojtësit tonë po luajnë titullar me skuadrat e tyre.Besoj se motivimin e dimë sepse tifozeria na motivon. Një % të lojes e japim për tifozët dhe duam të kemi gjithmonë ndjenjën që jemi në shtëpi. I bëjë ftesë të gjithëve që të vijnë”, tha Hysaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!